Eugent Bushpepa “e ndezi” skenën e Eurovision-it në Lisbonë të Portugalisë, mbërmjen e së martës dhe fitoi biletën drejt finales së madhe, më 12 maj. Përveç Bushpepës, edhe përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira shkon në finale. Kënga me origjinë shqiptare, shkaktoi jo pak polemika në Greqi, pas simbloit të shqiponjës me Eugentin.
Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga ”Mall” të marrë duatrokitje pa fund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Siç u tha dhe më herë, kënga u performua në shqip.
Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në këtë gjysmëfinale të parë. Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistët Erinda Agolli e Greta Radovani.
Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.