Shqipëria në heshtje zgjedhore, të dielën votohet

Tiranë | 24 Qer 2017 | 00:51 | Nga

Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore, ndërkohë të dielën rreth 3.5 milionë shqiptarë janë thirrur për të zgjedhur Parlamentin e ri dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim garojnë për forcë të parë. Ndërkohë gjithsej janë 18 subjekte zgjedhore.

Deri tani numërohen në total mbi 5500 vëzhgues, afatshkurtër dhe afatgjatë, të akredituar pranë KQZ.

Misioni ndërkombëtar i vëzhgimit të zgjedhjeve përbëhet nga 330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja.

Vëzhguesit ndërkombëtare dhe OSBE/ODIHR që monitorojnë procesin zgjedhor do të dalin në një konferencë për shtyp ditë e hënë në datën 26 qershor.

Subjektet zgjedhore ne gare të renditura sipas shortit në fletën e votimit janë:

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI
Partia Socialiste, PS
Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, PKDSH
Sfida për Shqipërinë, SFIDA
Partia Republikane Shqiptare, PR
Partia Demokratike, PD
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, PBDKSH
Partia Aleanca Demokristiane, PAD
Partia Social Demokrate, PSD
Aleanca Demokratike, AD
Fryma e Re Demokratike, FRD
Partia Demokracia Sociale, PDS
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU
Aleanca Arbnore Kombëtare, AAK
Minoriteti Etnik Grek për të Ardhen, MEGA
Partia Komuniste e Shqipërisë, PKSH
Aleanca Popullore për Drejtësi, APD
Lista e Barabartë, LIBRA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme