Shqipëria nis fushatën sensibilizuese për plazhe të pastra

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 22:16 | Nga

Ministria e Turizmit e Shqipërisë, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Turizmit, kanë nisur një aksion sensibilizues për pastërtinë në plazhe.

Nga monitorimet gjatë muajve korrik-gusht të zhvilluara nga ekipet e MZHETTS,AKT dhe AKB rezulton se ka ndotje në disa plazhe gjatë vijës bregdetare. Pavarësisht se në stacionet e plazhit janë vendosur koshat për hedhjen e mbeturinave, pushuesit nuk kujdesen sa duhet që në fund të ditës mbeturinat ti largojnë nga vendi i zgjedhur për të pushuar.

Për të minimizuar ndotjen në plazhet e evidentuara nga monitorimi me probleme, ekipet e MZHETTS dhe AKT nga Himara, nisën aksionin sensibilizues çadër më çadër duke shpërndarë qese plastike, pushuesve për hedhjen e mbeturinave.

Dita e parë e këtij aksioni nisi nga plazhet e Himarës, Jalës, Dhërmisë dhe Drymades.

Ndërkohë një tjetër grup shkoi në Plazhin e Semanit, i cili është zgjedhur nga mijëra pushues vendas dhe të huaj.

Ministrja Milva Ekonomi për iniciativën e Plazhe të Pastërta thotë:

“Është përgjegjësi e secilit prej nesh të kujdeset për pastërtinë e plazheve. Grupet e punës nga MZHETTS-si dhe AKT-ja do të vijojë sensibilizimin për të patur ambiente pushimi sa më të pastra pasi kjo në fund të ditës është në interes të vetë pushuesve të cilët i rikthehen një ditë më pas po të njëjtave plazheve”.

Nga plazhi i Dhërmiut Leonard Maçi i Agjencisë Kombëtare të Turizmit përcolli këtë mesazh: “Kjo fushatë është në shërbim të sensibilizmit të pastërtisë në plazhe për personat që popullojnë stacionet e plazhit Mendoj se kjo do të na sjellë një rezultat pozitiv . Vërejmë se ndotësit janë vetë pushuesit të cilët nuk respektojnë kushtet më minimale të largimit të mbeturinave. Nëpërmjet kësaj iniciative, ne kërkojnë të përcjellim këtë mesazh. Ta duam plazhin dhe të respektojmë ambientin ku ne qëndrojmë dhe pushojmë”.

Nëpërmjet një infografi të postuar në Twitter, Ministrja Milva Ekonomi thotë se janë 18% më shumë vizitorë të huaj për periudhën 1 Qershor 10 Gusht 2016 në portin e Vlorës dhe Sarandës krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015tës. .

Megjithatë sfida e pastërtisë së plazhe mbetet një sfidë e përbashkët mes pushtetit vendor që menaxhon stacionet e plazheve dhe vetë qytetarëve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme