Mbi 120 milionë njerëz përballen me rrezikun e humbjes së vendeve të punës në sektorin e turizmit

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se humbjet e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë 1.2 trilion dollarë dhe se 120 milionë persona përballen me rrezikun që të humbasin punën për shkak të pandemisë COVID-19.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Antonio Guterres, gjatë prezantimit të raportit, tha se pandemia ka goditur sektorin e turizmit.

“Në pesë muajt e parë të vitit 2020, të hyrat turistike ndërkombëtare u pakësuan në më shumë se gjysma dhe në të ardhurat e eksportit të gjeneruara nga turizmi u përjetua një humbje prej 320 miliardë dollarë”, tha Guterres.

“Humbja e të ardhurave në turizëm mund të arrijnë në 1.2 trilionë dollarë”, paralajmëroi Guterres, i cili shtoi se, “120 milionë njerëz përballen me rrezikun e humbjes së punës”.

Ai përfundoi se pandemia COVID-19, në sektorin e turizmit ka formuar një efekt të madh shokues për ekonomitë e zhvilluara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme