Edhe pse gjatë 2021-ës, turizmi shqiptar kaloi një vit më të mirë se gjatë pandemisë, sektori sërish nuk është rimëkëmbur nga pasojat e saj.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Tour Operatorëve, Kliton Gërxhani këtë vit kanë punuar vetëm hotelet dhe plazhet në muajt e verës, ndërsa turizmi kulturor vuajti.
Rreth 5.5 milionë turistë erdhën në vend gjatë 2021-it, me gjysmën prej tyre nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare. Edhe pse fluksi ishte i lartë, në total turistët kanë sjellë më pak të ardhura në vend.
Gërxhani thekson se turizmi ka ende nevojë për mbështetje, dhe se në 2022-ën vendi duhet të mbetet në zonën e gjelbër.