Në orët e para të mëngjesit të sotëm të tjera lëkundje janë ndjerë në Shqipërinë e Mesme.
Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti ka rënë rreth orës 04:51, raportojnë mediat e Tiranës.
Epiqendra e tij ka qenë në një thellësi 4 kilometër në zonën e Elbasanit.
Kujtojmë se gjatë kësaj vere territori i Shqipërisë është goditur shpesh nga tërmetet.
Mbi 1 mijë lëkundje janë ndjerë nga fillimi i muajit korrik, ndërsa në disa raste është raportuar edhe për dëme të mëdha materiale.