Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare në nderim të Ismail Kadaresë

Prishtinë | 01 Kor 2024 | 22:01 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur të martën dhe të mërkurën ditë zie kombëtare, në nderim të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.

Flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në nderim të veprës dhe kontributit të shkrimtarit shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare, shkruan Abcnews.al.

Tutje, është bërë e ditur se homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë, të mërkurën në oraret 09:00-11:00 dhe 11:30-12:30.

Të ngjashme