Shqipëria, thesari i fshehur i Evropës

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 16:00 | Nga

Ndoshta shumë prej jush nuk keni dëgjuar për një vend në Evropën Juglindore që ofron ushqim të shijshëm dhe rivierë të jashtëzakonshme. Ky vend është Shqipëria dhe ka shumë për të ofruar, nis shkrimin “theweeklyobserver.com”.

Ish-vendi komunist ka qenë i paraqitur në revista të ndryshme të botës, për një arsye. Koha është e mirë, ushqimi është i lirë dhe bregdeti është i mahnitshëm, përcjell albinfo.ch.

Është vetëm një orë me aeroplan nga kryeqyteti i Italisë, Roma, dhe nëse jeni aventurist ju gjithmonë duhet ta vizitoni Shqipërinë me veturë ose me barkë.

Shqipëria ka shumë për të ofruar me një buxhet të vogël. Ju mund ta vizitoni Shqipërinë dhe të shpenzoni vetëm 500 dollarë për dhjetë ditë, duke përfshirë ushqimin, transportin dhe akomodimin.

Qytetet për t’u vizituar janë Tirana, njëherësh edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Saranda me një bregdet të jashtëzakonshëm, duke përfshirë edhe Syrin e Kaltër, si dhe Shkodra, apo qyteti i biçikletave, që ka edhe kalanë e famshme, Rozafën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme