Kryetari i ri i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se sot nuk ishte askush në këtë institucion për pranim-dorëzimin e detyrës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza se edhe zyrën e kishte gjendur në gjendje jo të mirë.
“Pamjet e kabinetit në ditën e parë të punës nuk janë nga ato që lënë për të dëshiruar, ato shpërfaqin kulturën e një qeverisje të rëndomtë, të vjetruar në mendësi dhe fasadë”.
“Përveç kaosit i cili na mirëpriti sot në ambientet e punës, nuk pamë askënd nga anëtarët e qeverisjes së kaluar, nuk u bë pranim-dorëzim i detyrës sipas një procesverbali siç e kërkon zakoni dhe për më tepër në kabinet kemi mungesë të pajisjeve të punës”.
“Do të doja shumë që këto pamje t’i shohin të gjithë ata që deri mbrëmë trumbetuan për humbjen e një kryetare. Kështu ishte qeverisja e tyre, kështu pretenduan të na udhëheqin!”,ka thënë Arifi,