Shqiptarët e Luginës certifikojnë listën për zgjedhjet në Serbi do të kandidojnë 10 deputetë

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Shaip Kamberi ka njoftuar se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

Ai tha se ky koalicion do të jetë në listë me numër 16.

Më tutje, Kamberi njoftoi se nënshkruese të këtij koalicioni janë tri parti: PVD, PD dhe LPD.

Poashtu ai njoftoi se në garë për deputetë do të jenë 10 kandidatë.

“”Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të  jetë  Lista me numër 16. Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD. Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të”, ka shkruar Kamberi në një postim në “Facebook”.

Më 3 prill në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Postimi i plotë:

Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës.

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të  jetë  Lista me numër 16.

Me të njejtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020.

Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD.

Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës.

Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të.

Me numër 16 u certifikua gjithëpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat  kolektive.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/posts/408386877758280

Të ngjashme