Shqiptarët e veriut paralajmërojnë protestë

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 16:52 | Nga

Përfaqësuesit e pesë lagjeve të banuara me shqiptarë në veri të Mitrovicës, të cilët veprojnë në kuadër të organizatës ‘Këshilli i Veriut’, kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me situatën dhe gjendjen e tyre të përgjithshme në atë pjesë të vendit.

Ata, përmes një komunikate për media, kanë hedhur akuza të ashpra kundër kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, krye-negociatores Edita Tahiri, si dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për gjendjen e përgjithshme të tyre politike, ekonomike, sociale dhe të sigurisë në atë pjesë.

Lexojeni të plotë komunikatën e ‘Këshillit të Veriut’

“Të gjithë e dimë që deri në vitin 2013 punët, investimet dhe ndërtimi i shtëpive nuk kishin të ndalur edhe përkundër që veriu i Mitrovicës administrohej nga një administratë tjetër.

Deri në këtë periudhë investime në veri të Mitrovicës kishte edhe në ndihma ushqimore, aktivitete humanitare si dhe përkrahje për studentët e kësaj zone.
Që nga dhjetori i vitit 2013 kur Agim Bahtiri filloi udhëheqjen e Komunës së Mitrovicës, investimet, ndërtimi i shtëpive dhe përkrahja e banorëve të veriut të Mitrovicës u ndal krejtësisht.

Në këtë drejtim kryetari i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap pozitiv në aspektin e përkrahjes, por me deklaratat e tij të pamatura vetëm i ka dhënë kahe negative proceseve në veri edhe pse shumë procese në veri nuk janë në kompetencë të tij si kryetar komune.

Përderisa trumbeton me deklarata patriotike ne i bëjmë thirrje që në fushën humane t’i ndihmoj qytetarëve ne veri për shkak se parimi human është e drejt konvencionale.

Nga ana tjetër, pala serbe në Bruksel po merret me çdo detaj pala Kosovare dhe ekipi negociator në krye me krye-negociatorja Edita Tahiri jep deklarata të cilat janë në shpërputhej të plotë me punën në teren, dhe aspak nuk i interesojnë detajet e marrëveshjeve se si po zbatohen në praktikë.
Jeni dëshmitarë të gjithë që gjatë këtyre ditëve ka pas dëmtim të pronave të shqiptareve në veri, është djegur pika e qëndrimit (kontejneri) i organeve të rendit dhe askush nuk është arrestuar apo nuk është marrë me këto probleme tona që po na e rëndojnë jetën në veri.

Tash e 17 vite nuk po lejohen të kthehen afër 10.000 shqiptarë, nuk po lejojnë të ndërtohen mbi 400 shtëpi të djegura dhe po mbahen të uzurpuara mbi 428 banesa në veri të Mitrovicës.

Ne përfaqësuesit e shqiptareve të veriut jemi tejet të pakënaqur dhe të shqetësuar me zhvillimet rreth murit në veri ku nuk kemi asnjë lloj informacioni se çka do të ndodh saktësisht.

Ne kundërshtojmë vendosjen e mureve dhe kërkojmë nga kryeministri i vendit Isa Mustafa që të bëjë publike planin e detajuar të rivitalizimit të urës dhe të merr të gjitha masat ligjore për të dalë nga kjo situatë kaotike.
Kryeministri i vendit deri më tani ka qëndruar indiferent nga situata politike dhe zhvillimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në veri dhe nuk i është përgjigjur kërkesave të përfaqësuesve shqiptar për takim e aq me shume i ka lënë ne mëshirën e fatit.

Nëse kryeministri i vendit nuk reflekton ne jemi të detyruar që të protestojmë para qeverise për gjendjen tonë të rëndë politike, ekonomike, sigurisë e sociale”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme