Karteli famëkeq “Hellbanianz” që drejtohet nga shqiptarët është një nga bandat më dominuese të drogës në Britani, duke fituar miliona paundë në vit. Ndërkohë që gangsterët shqiptarë postojnë fotografi në Londër duke treguar tufat e mëdha të parave që ata përfitojnë nga kokaina fitimprurëse në kryeqytetin britanik,shkrua sot Koha Ditore.
“Ata (shqiptarët) janë bërë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në Britani, sipas shtetësisë në tre vjetët e fundit, duke rritur pjesëmarrjen e tyre në treg me 42 për qind”, shkruan tabloidi “The Sun”, duke iu referuar policisë britanike.
Grupi “Hellbanianz” që drejtohet nga shqiptarët ka bazat e veta në Barking, në Londrën Perëndimore, dhe videot në “Instagram” tregojnë performancën e lartë të tyre të rrethuar me blloqe parash me prerje 20 dhe 50 paundë.