Profesor Edmond Tupja, në emisionin Opinion ka folur për marrëdhënien e shqiptarëve në kohën e diktaturës me seksin.
Sipas profesorit, në Shqipërinë ish-komuniste, nuk ka një histori të seksit, por ka vetëm një kulturë “zakonesh” informale që nisnin nga vouajerizmi, tradhtia bashkëshortore e për të shkuar te kurvëria si term pezhorativ që na tingëllon sot më shumë si fetar sesa social.
“Në kohën e komunizmit kishin njerëz që përgjonin çiftet e reja dhe në rast se arrinin t’i kapeshin, ata i dënonin. Por kjo vjen se pasi nuk arrinin dot vetë, kishin vendosur për të ndjekur çiftet. Dëshirën e kishin, por mundësinë jo. Vouajorist kishte sa të duash, tek kodra e Shen Prokopit tek kodrat e Liqenit. Këta ishin njerëz që mendonin se duhet mbrojtur pastërtia morale e rinisë. Rrugës edhe i martuar të ishe nuk mund të putheshe dot. Edhe nga dora duhej të mbaheshe si polici, nga gishti i vogël”, tha profesori.
Sipas Tupes, shqiptarët janë të kompleksuar kur vjen momenti të flitet për seksin, dhe kjo vjen nga shtrëngimi që ata kanë pastur në kohën e komunizmit. Sipas tij edhe komunikimi gjatë seksit është tepër i dobët, pasi individët nuk shqiptojnë fjalë erotike, por i kanë kthyer ato në sharje.
“Fjalët e fjalorit erotike i kanë kthyer në sharje, të bëfsha këtë, të bëfsha atë, ti qenke kështu ti qenke ashtu. Por këto fjalë janë shumë të shijshme kur ti e thyen tabu e fjalës erotike dhe e përdor gjatë aktit seksual. Ta thuash, ta shqiptosh. Dhe një fjalë do të ishte kështu të mësojmë të shqiptojmë me zë të lartë dhe para pasqyrës fjalët, jo si sharje por si fjalë erotike”.