Shqipëria dhe Kosova janë vendet me përqindjen më të lartë në Evropë për sa i përket dëshirës për imigrim.
Në anketën botërore të organizatës “Gallup International”, 60% e pjesëmarrësve nga Shqipëria shprehen se do të donin të largoheshin duke u renditur e katërta në listë, ndërsa Kosova renditet e trembëdhjeta me 45% të pjesëmarrësve që shprehin dëshirë për t’u larguar.
Format e ndryshme të krizës dhe ekonomia janë dy shkaqet kryesore që “Gallup” ka identifikuar se përse njerëzit duan të largohen.
Analisti i “Gallup” sqaron se popullata në Shqipëri po ndjek kahun e gabuar, me tendencë tkurrjen e saj.