Vendet e Mesdheut janë të njohur për stilin e relaksuar të jetesës. Mirëpo një studim i kryer së fundmi ka gjetur se Greqia është vendi që ka popullin më të stresuar në botë.
Sondazhi “Gallup 2019 Global Emotions” ka gjetur se 59 për qind e grekëve kishin përjetuar stres gjatë 24 orëve të fundit, nivel ky më i larti në botë, shkruan Euronews.
“Shqipëria (55 për qind), Qiproja (51 për qind), Italia (48 për qind) dhe Portugalia (45 për qind), janë këta popujt me nivelin më të lartë të stresit në Europë”.
Kjo anketë vjetore është bazuar në përvojat e përditshme pozitive dhe negative të 151 mijë personave nga 140 vende.