Shqiptarët në Zvicër, marsh protestues pas vdekjes së 7-vjeçarit

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Pas rastit tragjik që ndodhi dje në Bazel, shqiptarët e Zvicrës kanë paralajmëruar një marsh për ditën e nesërme, raporton Gazeta Express.

“Njoftohen gjithë shqiptarët e Zvicrën Veri-Perëndimore se nesër me datën 24.03.2019 nga ora 14:00 do të organizohet një marsh protestues për vogëlushin 7 vjeç, i cili u vra nga një 75-vjeçare në Bazel”, thuhet në njoftim, nga ku bëhet e ditur se protesta do të bëhet në vendin kur vogëlushi humbi jetën.

Dje rreth orës 13:00 në një rrugë të Bazelit një 75-vjeçare ka therur me thikë një 7-vjeçar që me prejardhje është nga Lipjani.

E njëjta është kapur nga organet e rendit dhe ka pranuar se ka kryer fajin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme