Mediat zvicerane kanë vlerësuar punën komunitetit shqiptar, si model integrimi, sinqeriteti dhe dinamizmi.
Ata vazhdojnë të mbajnë kulturën shqiptare, me aktivitete kulturore, artistike dhe sportive.
Siç shkruan arcinfo.ch themeluesi i klubit të futbollit FC Kosova, shkollës shqipe, dhe të shoqërinë kulturo-artistike, kanë marrë pjesë në një event shumë të rëndësishëm.
Më 24 shkurt kanë prezantuar për qytetarët zviceranë në kantonin e Neuchatelit, kuzhinën tradicionale, kulturën, bujarinë, traditën, dhe mirësinë tonë shqiptare, ku kanë marrë pjesë të gjitha institucionet kantonale dhe komunale, përcjell tutje.
Ata kanë prezantuar ushqimin tradicional shqiptar, por edhe kulturën shqiptare, duke i impresionuar edhe zviceranët.
Në Zvicër jetojnë një numër i madh i komunitetit shqiptar, duke u shndërruar në një forcë të zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Shumë prej tyre janë sportistë të suksesshëm, afarist, mjek dhe në shumë sfera tjera.