Një shqiptar është kapur me 350 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Tabanoc, afër Kukmanovës. 63-vjeçari ka tentuar të kalojë kufirin në orën 1 pas mesnate.
Gjatë kontrollit, policia ka vërejtur në veturë 130 paleta të punuara për transport të luleve. 63-vjeçari në to kishte fshehur lëndët narkotike, raporton TV Arta.
Prokuroria e Kumanovës pritet të ngre padi ndaj tij për futje në treg të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.