Shqiptari i dehur pret damarët në mes të rrugës, ambulanca vjen një orë me vonesë

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Tabakane në Elbasan, ku një person ka prerë damarët.

Dashi Sejdini dyshohet se është emri i personit i cili preu damarët.

Banorët e zonës konfirmojnë faktin se pas aktit ekstrem, ambulanca është vonuar të vijë në vendngjarje, ndonëse është lajmëruar prej tyre fillimisht dhe më pas prej policisë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka ardhur rreth 1 orë me vonesë duke bërë qe burri të mbetet i shtrirë në rruge dhe te krijohen njolla të shumta gjaku.

Persona që e njohin shtetasin që tentoi vetëvrasje bëjnë me dije se ai ishte i varur nga alkooli. Sipas të njohurve burri rreth te 40 tave prej alkoolit kishte probleme familjare, ndërsa pak dite më parë kishte humbur një shok të tij te fëmijërisë, çka ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.

Edhe gjatë ditës se sotme ai ka qenë i dehur. Sipas burimeve ai është shtruar në spital ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme