Ankthi më i madh i një nëne ka ndodhur dje në Zurich. Derisa po priste në platformë trenin bashkë me foshnjën e saj 4 muajshe, një nënës 34 vjeqare i rrëshqiti karroca bashkë me foshnjën poshtë në shina.
Në hekurudhën e Zurichut ku trenat qarkullojnë çdo minutë, kjo ngjarje shumë shpejt mund të përfundonte në fatalitet.
Mirëpo kjo nuk ndodhi në saje të reagimit të shpejt të Fatmir Bardh Haziri dhe ndihmës që pastaj morri nga Senat Iseni.
“Ne e ndihmuam ashtu siç ne shqiptarët e kemi traditë me i mbrojtë të pambrojturit. E nxorrëm foshnjën 15 sekonda para se të vijë treni” ka thënë Fatmiri.
Vepra e tyre po inkurajohet nga të gjithë në Zvicërr, ata tashmë janë quajtur “engjujt mbrojtës” të foshnjës.
Fatmir Haziri është i njohur për komunitetin shqiptarë në Zurich për angazhimin e tij për komunitetin dhe aktivitetet e shumta që i bënë tash e saj vjet për shqiptarët.
Derisa mediat zvicrrane shpesh përkundesen që lajmet e kqija që bëhen nga dikush me prejardhje shqiptare ti etiketojnë menjëherë si “Dy shqiptarë kanë bërë këtë apo atë ….” kësaj radhe ata ende nuk e kanë cekur nacionalitetin e dy shpëtimtarëve.