jë i ri shqiptar ka dalë sot para gjykatës pasi policia bastisi një fabrikë kanabisi që ishte ngritur fare pranë shtëpisë së tij në Chatteris, të Anglisë.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Ervis Cira, që akuzohet për prodhimin e drogës së kontrollua të klasit B. Ai u paraqit para magjistratëve të Kembridgeshire, në Gjykatën Peterborough Crown.
Sipas mediave britanike, që i transmeton “Shekulli”, sasia e kanabisit të kapur nga policia në shtëpinë e tij në Westbourne, vlerësohet se kap vlerën 250 mijë paund.
Shtëpia u bastis nga oficerët e lagjes dhe ekipi i veprimit të komunitetit. Një zëdhënës tha se oficerët po vepronin me një urdhër të lëshuar nga një magjistrat.
Zëdhënësi tha se kishte “110 bimë të rritura kanabisi dhe këto u kapën së bashku me 393 bimë më të reja”.
Ai shtoi: “Megjithëse një veprimtari e tillë policore zakonisht zgjon një debat të madh në internet në lidhje me statusin juridik të kanabisit, kjo është një sasi e konsiderueshme e kanabisit e marrë nga qarkullimi”.
Policia shpesh mbështetet te fqinjët që raportojnë mbi aktivitete të dyshuara të rritjes së bimës së kanabisit. Tregues të dyshimtë mund të jetë ndriçimi që është aktiv 24 orë në ditë, apo vizitorë të shpeshtë që mund të shfaqen në shtëpi. Burimi: Cambis Times.