Shqiptari sulmon me thikë ushtarin francez

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 20:16 | Nga

Një ushtar francez në Montpellier është sulmuar nga një grup shqiptarësh mesnatën e martës.

Media franceze “Metropolitain” shkruan se ushtari u qëllua me thikë nga një refugjat shqiptar, i cili ishte së bashku me 15 refugjatë të tjerë, po nga Shqipëria.

Ushtaraku ishte duke ecur në rrugë dhe po shoqërohej nga një koleg i tij kur ndodhi ngjarja, transmeton tvklan.

Ndërkohë, miku i tij nuk mundi të ndërhynte pasi ishte bllokuar nga refugjatët e tjerë shqiptarë të cilët e kërcënonin me thikë, transmeton tvklan.al.

Ata u grabitën nga grupi i të rinjve dhe më pas i plagosuri u dërgua për në spital. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, asnjë arrestim nuk është bërë deri tani dhe as shkaqet e ngjarjes nuk janë të qarta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme