Shqiptarit i konfiskohen në Rinas 42 mijë paundë të padeklaruara, vinte nga Londra

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Policia bën të ditur përmes një njoftimi për mediat se strukturat doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, për pasagjerët e linjës ajrore Wizz Air, e cila po vinte nga Luton në Rinas, konstatuan tek një person i identifikuar si B.K. një valixhe brenda të cilës kishte 42.000 paundë.

Shqiptari nuk e kishte deklaruar shumën e parave e cila ka qenë në tejkalim të shumës që lejohet të transportohet fizikisht nga njëri shtet në tjetrin, prej 10 mijë eurosh.

Shuma e parave të padeklaruara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. B.K akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

Të ngjashme