Aktorja shqiptare Ornela Kapetani ka marrë çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit në Sarajevë.
Ornela është aktore në filmin “Dita zë fill” nga Gentian Koçi. Çmimi aktores i është ndarë sonte ndërsa vlen gjithsej 2500 euro.
Ky konsiderohet sukses i madh, që një shqiptare të marrë çmimin për aktoren më të mirë në një festival si ky i Sarajevës. Ornela është aktore shqiptare e dëshmuar tanimë, me role në “Hostage”, “Correction” dhe me rolin e Letës në filmin me të cilin fitoi sonte çmim në Sarajevë.
Sonte janë ndarë çmimet e Festivalit të Filmit në Sarajevë. Filmi më i mirë u shpall “SCARY MOTHER / SASHISHI DEDA” me regji nga Ana Urushadze. Şerban Pavlu morri çmimin për aktorin më të mirë, ndërsa EMANUEL PÂRVU u shpall regjisori më i mirë.