Mbrëmjen që lamë pas u përmbyll edicioni më i fundit i Eurovisionit në Lisbonë të Portugalisë me triumfin e Izraelit.
Ndonëse jo nën flamurin shqiptar, këtë vit një shqiptare shënoi rekordin e performancës më të mirë.
Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron u rendit e dyta, duke u ndarë nga vendi i parë me fare pak pikë.
Por a e keni ditur emrin e vërtetë të Eleni?
Bukuroshja 31 vjeçare u lind në Fier të Shqipërisë si Entela Fureraj. Në moshën 4 vjeçare u shpërngul në Vlorë teksa me familjen, mori rrugë drejt Greqisë kur ishte 8 vjeç për të ngjitur shkallët e suksesit në muzikë.
Eleni, deri para pak vitesh mohoi origjinën shqiptare duke e konsideruar si pengesë për karrierë në një ambient jo fort miqësor në Greqi. Gjërat kanë ndryshuar tashmë dhe Eleni këtë vit u pa edhe duke e bërë shqiponjën me Eugent Bushpepën, një veprim që u komentua goxha në shoqërinë greke që normalisht se priti mirë.