Qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Vetëm gjatë se premtes, policia ka shqiptuar 362 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga virusi korona.
Ndërsa, të enjten, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër coronavirusit.
Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.
Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.