Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë ka shqiptuar 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë që numri i rasteve pozitive me COVID-19 ka shënuar ngritje. Në raportin e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se 6 persona kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19 dhe 529 kanë rezultuar pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 74.748 raste nga 341.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.674 raste të vdekjes.
Aktualisht në vend janë 10.091 raste aktive me COVID-19.