Gjatë javës së fundit, bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me inspektorët komunal janë angazhuar në monitorimin e qendrave tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët.
Gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 767 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të parapara me ligjin, dhe janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë 212 vërejtje policore.
Komunikata e plotë e policisë:
Aktivitetet dhe masat e ndërmarra në DRP Ferizaj lidhur me Covid
19
Gjatë javës së fundit (07-14 Prill 2021) , bazuar në vendimet e Qeverisë
së Republikës së Kosovës lidhur me respektimin e masave mbrojtëse
për Covid 19, njësitet policore të DRP Ferizaj në bashkëpunim me
inspektorët komunal janë angazhuar maksimalisht nëpër qendrat
tregtare, kafiteritë dhe lokacionet tjera më të frekuentuara nga qytetarët.
Këto masa po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i
falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të
njëjtat dhe nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kësaj kohe janë shqiptuar
767 tiketa ndaj personave të cilët nuk i kanë respektuar këto masa të
parapara me ligjin 07/L-006, janë mbyllur 5 lokale, si dhe janë dhënë
212 vërejtje policore.
Apelojmë tek qytetarët që ti respektojnë masat e parapara ligjore me
qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me përmbushjen e detyrave të saj dhe në
çdo kohë dhe çdo vend ku do të hasen personat të cilët nuk i respektojnë masat,
ndaj tyre do të veprohet sipas ligjit në fuqi.