Ka shkuar në 290 numri i të vdekurve pas tetë sulmeve më bombë që ndodhën në tri kisha dhe pesë hotele dje në Shri Lankë.
Mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe dhjetëra të huaj – Policia ka arrestuar 24 persona deri tash, transmeton Klan Kosovë.
Ndërkohë kanë dalë imazhet e brendësisë së kishës të Shën Sebastianit në Negombo.
Hetuesit po gjurmojnë mbeturinat në kërkim të provave për të hedhë dritë mbi atë që ndodhi të dielën e Pashkëve.