ShSKUK-ja reagon pasi u përmend shkarkimi i bordit të tyre, s’tregojnë sa operacione u kryen gjatë 2021-ës

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, ka reaguar ndaj anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, të cilët shprehën shqetësime rreth listave të pritjes në kuadër të shërbimit të ShSKUK-së, raporton Ekonomia Online.

Anëtarët e këtij Komisioni, thanë gjatë së mërkurës se në kuadër të këtij institucioni, janë kryer 20 mijë operacione më pak në vitin 2021.

Po kjo është mohuar nga ShSKUK-ja, ndonëse nuk kanë treguar se sa operacione janë kryer gjatë vitit 2021.

Përmes një komunikate për medie, kanë bërë të ditur se në nivel të SHSKUK gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33, 666 operacione, që përbën  rreth 7,000 operacione më pak se në vitin 2019 ( në kohën para pandemisë), ndërsa krahasuar me vitin 2020 janë rreth 7,500 operacione më shumë në vitin 2021.

“Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsideruesëm të intervenimeve kirurgjikale. Poashtu, kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me  sëmundje të rënda (tumorët) nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë”, thuhet në komunikatë.

LEXO edhe:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shendetesi/deputetet-kerkojne-shkarkimin-e-bordit-te-shskuk-se-afro-20-mije-operacione-jane-bere-me-pak-ne-vitin-2021/

Të ngjashme