Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nga data 27 shtator do të rikthejë operacionet jo emergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.
Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të hospitalizuara me Covid-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim.