ShSKUK njofton për furnizim të plotë me materiale për shërbimet e hemodializës

Prishtinë | 13 Nën 2025 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se është realizuar furnizimi me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës në të gjitha njësitë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme.

Në njoftim thuhet se anipse ka pasur telashe teknike gjatë ditëve të fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa e marrë trajtimin e nevojshëm.

“Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

Të ngjashme