Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për një vit janë operuar njëmijë e 225 pacientë, ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
“Katër kirurgë të përgjithshëm dhe dy kirurgë të fëmijëve që punojnë në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, me shumë sukses, gjatë vitit 2022 kanë operuar gjithsej 1 mijë e 225 pacientë, me patologji të ndryshme nga fusha e kirurgjisë. Në këtë spital, me asistim dhe bashkëpunim me ekspertë të njohur nga Italia, me të cilët ka bashkëpunim të rregullt nga paslufta, janë kryer edhe operacione të tjera të rralla dhe të komplikuara”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Në dy muajt e parë të këtij viti, sipas ShSKUK-së, mjekët kryen 201 operacione kirurgjike. Në muajin janar 103 operacione dhe në muajin shkurt 98.