Magjepsja jonë me Romën e lashtë ka frymëzuar një mori librash, dokumentarësh, filmash dhe madje edhe lojërash kompjuterike. Por, shkrimtari Jem Duducu vë në dukje, se vëmendja jonë ka prirjen të përqendrohen kryesisht vetëm tek një periudhë – epokën nga Jul Çezari deri tek Konstandini i Madh. Këtu, Jem rendit 7 fakte më pak të njohura rreth viteve interesante para perandorit Neron apo Aadrian, si dhe në lidhje me epokën e rënies romake…
1) Romakët nuk binin dakord mbi origjinën e tyre
Legjenda e Romulit dhe Remit, tregon historinë e vëllezërve binjakë të rritur nga ulkonja, që bëhen etërit themelues të Romës. Nëna e djemve, Rea Silvia, kishte qenë e detyruar të bëhej një Virgjereshë Vestal (priftëreshat që merrnin pjesë në zjarrin e shenjtë të Vesta) nga uzurpatori Amulius. Ajo pastaj mbeti shtatzënë ose me perëndinë Mars ose me Herkulin (ekzistojnë dallime mbi këtë mit).
Kur Amuliusi mësoi për këtë këtë, ai urdhëroi që binjakët e mitur të hidheshin në lumin Tiber, ku ata u lanë të vdisnin. Në atë moment ata u shpëtuan dhe udhqyen nga një ujkonjë, dhe u dërguan më vonë tek nga një bari dhe familja e tij, deri sa u bënë burra, pa ditur gjë mbi origjinën e tyre. Një ditë ata dëgjuan historinë e tradhtisë së Amuliusit, pas së cilës u përballën dhe e vranë tiranin.
Pastaj, për shkak se Romuli kërkonte të ndërtonin qytetin e tyre të re në Kodrën Palatine dhe Remi preferonte Kodrën Aventine, ata ranë dakord që këtë çështje ta ndante një fallxhor. Megjithatë, çdonjëri prej tyre e interpretoi rezultatin në favor të tij. Kjo çoi në një luftë, në të cilën Romuli vrau Remin, dhe themeloi qytetin e ri të Romës në vitin 753 Para Krishtit.
Ajo që mbetet ende e çuditshme është fakti se ka pasur një “themelues të vonë të Romës”. Rreth shekullin e VIII P.E.S, Iliada e Homerit kujton historinë e Luftës së Trojës, por origjina e Romës është e lidhur me tregimin e dytë të kësaj historie të njëjtë me një tjetër gjigant të shkrimeve të lashta, Virgjilit, në librin e tij Eneida.
Pasi mbështet historitë e mëparshme të Homerit, Eneida e zhvendos në kohë historinë e Romulit dhe Remit. Kjo është e rëndësishme sepse sipas Virgjilit, popullsia e Trojës nuk u zhduk e gjitha. Përkundrazi, një princ i quajtur Enea u arratis me një grup të vogël Trojanësh, dhe lundroi nëpër Mesdhe deri sa gjeti një territor me një peisazh të pëlqyeshëm.
Pra, ky qytetërim i lashtë dhe fisnik e transplantoi veten në Itali dhe themeloi Romën. Të dy tregimet janë demaskuese. I pari na tregon se romakëve po u shpjegohej se nga e kishin origjinën qëndrimet e tyre grabitqare dhe sjellet argumentuese:ata janë të gjithë fëmijët e ujqërve. Historia e dytë u krijua në kohën e perandorëve, kështu që është një kërkesë për respekt dhe trashëgimi. Lufta Trojane ishte po aq e njohur atëherë sa edhe sot, kështu që pse të mos e lidhim këtë perandori të re me një përrallë shumë të vjetër dhe të njohur?
2) Roma ishte një fqinjë e keqe
Në shekullin e V P.E.S, Roma ishte një nga shumë shtetet e vogla në gadishullin italian. Nëse do të kishit qenë një kumarxhi në vitin 480 Para Krishtit, ju ndoshta do të vendosit paratë tuaja në një perandori eventualisht etruske. Këta qëndronin pas çdo pushteti më të madh në gadishullin italian në atë kohë.
Përgjatë shekujve mbretëria ishte rritur ndjeshëm, dhe ndërsa qytetet qëndrore dhe jugore të Romës kishin zbuar dominimin etrusk, ky i fundit qe ende fuqia më e madhe në një zonë të populluar nga popujt e tjerë të shumtë italikë, ku shumë prej emravë të tyre mezi mbahen mend nga historia.
Është një fakt i harruar se romakët do të pushtonin pjesën tjetër të Italisë, dhe një nga fiset e para që ranë pre e tyre ishin Sabinët. Sipas një legjende të famshme, të përsëritur shpesh në tekstet e lashta (dhe një subjekti popullor në periudhën e Rilindjes), romakët rrëmbyen gratë Sabine për t’i lënë ato shtatzëna dhe shtuar kësisoj popullsinë e Romës.
Nëse kjo është e vërtetë apo jo, është e pamundur të thuhet, por romakët ishin vazhdimisht të apasionuar pas skllaveve, dhe është i pakontestueshëm fakti se deri në fillim të shekullit të IV Para Krishtit, mbretëria Sabine ishte aneksuar nga territoret romake. Romakët dhe italianët nuk ishin e njëjta gjë. Fakti ishte se Roma ishte më agresive, me një ushtri më të mirë, apo mbase më me fat se mbretëritë e tjera të Italisë.
Asokohe nuk do të kërkonte shumë mund të shtypje Romën, dhe nëse kjo do të kishte ndodhur, ky artikull që jeni duke e lexuar mund të kishte lidhje me perandorinë e Frentaniit, një tjetër popull tjetër italik i vendosur në bregun lindor të gadishullit. Edhe pse gjeografikisht pranë njëri-tjetrit, këto mbretëri ishin aq të ndryshme, sa që nuk flisnin as të njëjtën gjuhë.
Gjuha etruske, është ende një nga gjuhët që duhet të përkthyer në mënyrë të kënaqshme. Edhe Sabinët nuk ishin folës të gjuhës latine. Kolonitë helene në jug të Italisë flisnin greqisht. Për këta të fundit, romakët nuk ishin bashkatdhetarët e tjerë, çka sillte një armiqësi që ishte gjithmonë e pashmangshme dhe ndoshta paksa e dëshiruar për të. Në vend të kësaj, pati një pushtim nga një komb i huaj me njerëz të tmerrshëm, të cilët flisnin një gjuhë të huaj.
3) Plaçkitja e parë e Romës thuajse e rrënoi qytetin
Data tradicionale për plaçkitjen e parë të Romës është viti 390 Para Krishtit, por historianët modernë bien dakord se viti 387 Para Erës Sonë është më i mundshmi. Kur një fis Galësh i quajtur Senonë, kapërcyen Alpet në Itali në kërkim të tokave për t’u vendosur, dhe njerëzit e parë që ata takuan ishin Etruskët.
Nuk është habi që këta të fundit s’deshën të hiqnin dorë nga ndonjë prej tokave të tyre, prandaj kërkuan ndihmë ushtarake nga fuqia ushtarake në rritje e Romës. Kjo e fundit mblodhi një ushtri të madhe, dhe e dërgoi atë në veri të ndihmojë fqinjin e saj. Ndërkohë, as diplomacia nuk po shkonte mirë. Edhe në këtë epokë të lashtë ka patur një rregull i përgjithshëm, sipas së cilës ambasadorët dhe të dërguarit nuk prekeshin, por një nga diplomatët romakë vrau njërin nga prijësit Galë.
Këta të fundit (jo pa arsye) kërkuan që autorët e krimit të dalin para drejtësisë, dhe disa në Romë ranë dakord. Megjithatë, masa e gjerë e romakëve refuzoi, dhe ky provokim çoi në mbledhjen e të dyja palëve në lumin Allia, gati për betejë. Romakët kishin grumbulluar një ushtri të fuqishme; Senonët kishin një ushtri me vetëm gjysmën e kundërshtarëve.
Megjithatë, kur filloi beteja, Galët shkatërruan të dyja krahët e ushtrisë romake dhe rrethuan forcën qëndrore elitë. Tanimë në një situatë të pamanovrueshme dhe e lodhur nga luftimet, kjo ushtri romake u asgjësuaa plotësisht. Galët e kishin të hapur rrugën drejt Romës, të udhëhequr nga figura e tmerrshme e Brenusit. Ajo që ndodhi më pas, është përshkruar në një seri përrallash dhe legjendash, asnjëra prej të cilave nuk e kundërshton faktin që Galët hynë në Romë dhe shkatërruan pjesën më të madhe të saj.
Në fakt, ata bënë një punë aq të mirë sa që histori bashkëkohore të Romës para dhe gjatë kësaj periudhe janë të paqarta, për shkak të shkallës së shkatërrimit. Se pse Galët nuk u vendosën në qytetin e pushtuar, kjo mbetet një mister. Një burim romak pretendon se ata u zbuan nga një tjetër ushtri romake, por ka të ngjarë që ky një jetë një shpjegim i stisur për t’i shpëtuar në njëfarë mënyre fytyrën romakëve.
Më shumë e mundshme është se ashtu si shumë ushtri veriore që u përpoqën për t’u vendosur rreth Romës, Galët zbuluan se klima lokale qe e pashëndetshme, dhe se ishte e mundur përhapja e sëmundjeve në mesin e njerëzve të Brenusit. Sido që të jetë, Galët u tërhoqën përmes mjegullës së legjendaves dhe thashethemeve. Roma u shkatërrua në mënyrë aq tërësore sa që ka patur një debat serioz në lidhje me ri-themelimin e kryeqytetit në rrethinat aty pranë në qytetin plotësisht të harruar të Veit. Në vend të kësaj, Senati vendosi të qëndrojë, dhe urdhëroi ndërtimin e mureve të para të mëdha guri për të mbrojtur qytetin.
4) Beteja e Adrianopojës ishte fillimi i fundit
Në shekullin e IV Pas Krishtit, dyndjet gjermanike kishin filluar të bëheshin një problem serioz për Perandorinë Romake. Pikësisht gjatë kësaj periudhe, një numër grupesh të reja filluan të shfaqen në kufijtë e largët të Romës. Disa nga këta njerëz ishin të njohur si gotët. Fillimisht gotët pranuan t’i bashkohen Perandorisë, të vendosen diku duke punuar si fermerë, dhe në thelb të shkriheshin me popullsinë lokale.
Por gotët vështirë se u pritën me krahë hapur, dhe sjellja e ashpër e guvernatorëve romakë lokalë çoi në kryengritje masive. Se kush qe saktësisht fajtor për konfliktin, kjo është e vështirë të thuhet. Lufta Gotike u zhvillua ndërmjet viteve 376-382, ndërsa pati përleshje të shpeshta me forcat e perandorit romak të Perëndimit Gratian. Megjithatë, ishte perandori romak i lindjes Valensi, i cili shkoi personalisht të përballet me ta.
Të dy palët u takuan në afërsi të Adrianopojës (Edirneja e sotme në Turqi). Shkrimtari romak Amianus Marselinus pretendon se Valensi kishte rreth 25.000 njerëz, përkundër një hordhie
prej 80.000 gotësh (siç është shpesh rasti me tekstet e lashta, me këto shifra ndoshta është ekzagjeruar). Romakët marshuan për 7 ose 8 orë në një terren të ashpër; ata ishin të lodhur
dhe jo në formacione luftimi kur mbërritën përballë ushtrisë gote.
Legjionet e shekullit IV mbanin tanimë armatura të fuqishme dhe mburoja të mëdha të rrumbullakëta, të cilat ishin një barrë e shtuar nën diellin e nxehtë të gushtit. Një pjesë e ushtrisë romake, sulmoi pa urdhër dhe u zpraps lehtësisht. Veprimet e nxituara të ushtarëve romakë donin të thoshin se ata nuk kishin asnjë mundësi tjetër, përveçse të angazhoheshin në luftë.
Qendra e ushtrisë gotike ishte një rreth mbrojtës në formë vagonash, tek të cilat romakët arritën të depërtojnë. Megjithatë, ndërsa romakët ishin të zënë duke sulmuar këtë pozicion mbrojtës, kalorësia gote ia bëhu nga krahët dhe dërmoi forcat e Valensit. Romakët e blinduar rëndë nuk ishin aq të shkathët sesa gotët, ndërsa arritën të çajnë rrethimin e kalorësisë barbare, dhe tashmë po luftonin në grupe të vogla dhe jo si një ushtri e unifikuar.
Në kaosin që pasoi, pjesa më e madhe e trupave romake u masakruan, duke përfshirë edhe perandorin Valens. Pasardhësi i këtij të fundit, Teodosi, u detyrua të kthejë gotët nga armiq
në aleatë, por me koston e humbjes së territoreve. Kjo ishte një pikë kthese, nga e cila perandoria romake nuk e mori veten asnjëherë.
5) Kryeqyteti i Perandorisë Romake të vonë nuk qe Roma
Perandoria Romake e mori emrin e vet nga qyteti i saj themelues. Prandaj, kur ajo më në fund ra, a mos ndryshimi i rrethanave duhet të shënojë fundin e perandorisë romake? Megjithatë, ndërsa zakonisht dihet se në epokën e vonë romake Konstandinopoja ishte qyteti më i rëndësishëm, ajo që pothuajse askush nuk e kupton është se deri në fillim të shekullit V Pas Krishtit, perandorët remake të perëndimit e kishin lëvizur kryeqytetin nga qyteti antik dhe i shquar i Romës.
Në vitin 402, perandori i tmerrshëm Honorius mendonte se Roma nuk qe më e mbrojtshme, dhe vendosi ta zhvendosë kryeqytetin në Ravena. Ky e fundit qe ishte një qytet i madh me një popullsi prej rreth 50.000 banorësh, dhe kishte qenë pjesë e perandorisë që nga shekulli II Para Krishtit. Megjithë marrjen e fondeve të rregullta të investimeve (perandori Trajan ndërtoi një ujësjellës masiv), ajo kurrë nuk ka qenë një nga zonat më të rëndësishme urbane të perandorisë, dhe qe në rënie kohët e fundit.
Megjithatë, Ravena kishte një port të madh dhe lehtësisht të mbrojtshëm, ndaj dhe u bë baza e flotës detare të Romës në detin Adriatik. Siç qe e rrethuar edhe nga moçalishtet, ajo u konsiderua si një vend i sigurtë, me lidhje të garantuara me perandorinë më të fortë lindore. Zhvendosja e kryeqytetit në Ravena ishte pranimi nga Honoriusi i faktit se Roma s’mund të zprapste më pushtimet barbare. Ajo mbeti kryeqyteti i perandorisë deri në rënien e saj përfundimtare në vitin 476. Ravena u rimorr nga perandoria romake lindore në vitin 584, dhe ka qenë pjesë e territoreve të saj deri në vitin 751.
6) Perandori i fundit perëndimor kishte të njëjtin emër me themeluesin e Romës
Romul Augusti, i njohur më mirë si Romul Augustulus, ‘Augusti i vogël’, qe një djalë i cili ‘sundoi’ perandorinë për rreth 10 muaj në vitet 475-476. Ai ishte pak më shumë se një figurinë për atin e tij Orestin, një aristokrat romak (me origjinë gjermanike), i cili kishte manovruar rrugën e tij me anë të pozitës të pushtetshme në oborrin e Ravenës.
Nga ai moment, titulli i perandorit romak të perëndimit ishte pothuajse i pakuptimtë. Zonat e vetme të mbetura të perandorisë ishin gadishulli Italian, së bashku me disa vende fragmentare në Gali, Spanjë dhe Kroaci. Grupet barbare e kishin plaçkitur tashmë Romën dy herë, dhe çdo pushtet real mbahej nga këto fise dhe jo nga oborri perandorak romak në Ravena.
Dihet shumë pak rreth adoleshentit Romul Augusti. Disa monedha u hodhën në treg me imazhin e tij, por ai nuk udhëhoqi asnjë ushtri, dhe nuk pati asnjë monument të ndërtuar për të. Ai ishte shumë i parëndësishëm. Lideri gjermanik Odoaser e dinte këtë, dhe në vitin 476, marshoi drejt Ravenës. Odoaser kishte qenë në krye të feoderate, kontigjentet barbare që tashmë përbënin thuajse të gjithë ushtrinë ‘romake’.
Ai kishte një pushtet real dhe e dinte këtë. Me të mbërritur në Ravena dhe duke mos hasur asnjë rezistencë, Odoaseri u takua ballë për ballë me të ashtuquajturin perandor, Romul Augusti. Megjithatë, Kronikat pastaj thonë se Odoaseri “duke patur mëshirë për rininë e tij” ia kurseu jetën Romulit.
Odoaseri nuk kreu asnjë grusht shtet të përgjakshëm, dhe as nuk mori titullin perandorak, pasi ai e dinte se ai kishte pushuar së patur ndonjë rëndësi. Perandori i fundit romak i Perëndimit nuk zbriti në ndonjë fushëbetejë, dhe as nuk kreu vetëvrasje. Ai u rrëzua dhe u dërgua në shtëpi si një nxënës i keq. Kjo ishte poshtërimi i fundi për një titull, që dikur u shtinte frikën miliona njerëzve nga Skocia në Irak.
7) Ka ende debate mbi kohën kur ra Perandoria Romake
Ajo që përcakton dështimin përfundimtar të perandorisë është tejet e vështirë. Data më e lehtë për t’u përdorur është rënia e Romës … por cila? Viti 410 nuk shënon fundin e listës së perandorëve romakë perëndimore, dhe as viti 455. Problemi tjetër është se ndërsa Roma qe djepi i perandorisë, në shekullin e V-të nuk ishte as qyteti më i rëndësishëm (Kontandinopoja), as kryeqyteti i Perandorisë romake Perëndimore (qe Ravena).
Data e dytë që mund të përdoret është viti 476, kur Romul Augusti u rrëzua. Përsëri, kjo nuk funksionon për shkak se perandori romak lindor qe akoma personi më i fuqishëm në botë (me përjashtim të perandorit të Kinës). Perandoria e tij mund të jetë bërë të njohur si Perandoria Bizantine, dhe banorët e saj mund të kenë filluar të flasin greqisht, por ata e konsideronin veten po aq romakë sa edhe Jul Çezari – deri në fundin e hidhur që ka ndodhur dy herë.
Perandoria bizantine qe viktimë e Kryqëzatës së Katërt dhe u pushtua në vitin 1204. A ishte ky ishte fundi i perandorisë? Megjithatë, vetëm disa breza më vonë, ajo hodhi poshtë padronët e saj perëndimorë, dhe perandorët u kthyen. Këta do të sundonin deri në pushtimin osman të vitit 1453 (ku perandori i fundit lindor romak, ndryshe nga ai i fundit perëndimor, hyri në histori duke rënë në fushën e betejës).
Atëherë të llogarisim vitin 1453 si fundin e eperandorisë? Kjo është një datë edhe më e vështirë për t’u përdorur, pasi bota e shekullit XV ishte shumë e ndryshme nga ajo e perandorisë Romake në kulmin e saj. Më keq akoma, qëkur Karli i Madh u kurorëzua perandor i romakëve në vitin 800, ka pasur një numër sundimtarëve gjermanikë në Mesjetë që do të pretendojnë të jenë “Perandorët e Shenjtë Romakë”.
Ata nuk ishin diçka e tillë, por titulli ishte ende në lojë. E megjithatë, datat mundet ende të përdoren: kur Konstandinopoja ra në duart e osmanëve, dy dinasti shumë të ndryshme morën titullin e perandorit romak dhe Çezarit. Së pari, sulltani osman mori titullin, sepse ai sapo kishte pushtuar kryeqytetin e vjetër lindor. Së dyti, meqënëse Kostandinopoja kishte qenë kryeqyteti i krishterimit ortodoks, krerët rusë, si mbrojtës të besimit ortodoks, morën titullin Çezar (‘car’ në rusisht). Asnjë nga këto data nuk janë të kënaqshme, kështu që çështja qëndron tek fakti i fundit. Ju cilën datë do të zgjidhnit?