Shtatë priftërinj u kidnapuan në Haiti, rrëmbyesit kërkuan 1 milion dollarë

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë vetë, përfshirë edhe shtatë klerikë katolikë, u rrëmbyen në Haiti para një javë. Por, tre prej shtatë klerikëve u raportua se janë liruar tashmë.

Ata u rrëmbyen në Croix-des-Bouquets, një qytet në verilindje të kryeqytetit Port-au-Prince, më 11 prill, njofton Klan Kosova.

Rrëmbyesit kishin kërkuar një milion dollarë në këmbim të klerikeve.

Klerikët e rrëmbyer ishin një grup prej katër priftërinjsh dhe një murgeshë nga Haiti, si dhe një prift dhe një murgeshë nga Franca.

Të tre joklerikët ishin anëtarë të familjes së një prifti nga Haiti, i cili nuk ishte në mesin e të rrëmbyerve.

Viktimat e rrëmbyera kishin shkuar atje për emërimin e një famullitari të ri kur edhe u rrëmbyen.

Franca ka hapur hetim për rrëmbimet, duke ia besuar çështjen Zyrës Qendrore të Francës për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), e cila ka juridiksion mbi krimet e kryera kundër shtetasve francezë jashtë vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme