Shtatë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Shqipëri. Nga 2907 testime te kryera janë regjistruar 7 raste të reja dhe 4 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127, raportojnë mediat në Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.

Të ngjashme