Ata që deri më tash nuk janë përkujdesur për të ushqyerit e tyre, duhet që t’i kenë parasysh këto këshilla.
• Furnizojeni trupin tuaj me sasi të reduktuar të ushqimit, mirëpo, në vend të kësaj me ushqim sa më kualitativ që është e mundur.
• Rregulla themelore e të të ushqyerit bashkëkohorë, të cilën duhet ta ndjekë çdonjëri, thotë: më shumë pemë dhe më shumë perime, më shumë peshk sesa mish.
Ushqehuni në mënyrë modeste me karbohidrate, para së gjithash me bukë nga mielli i bardhë.
• Pak yndyrë, shumë pak sheqer.
• Përafërsisht çdo orë nga një gotë ujë. Uji nuk përmban kalori, e mbushë lukthin dhe e ngadalëson urinë.
• Shmanguni dietave. Gjatë dietës trupi punon në modusin kursyes; nxjerr shumë nga ata pak ushqim që i jepet. Pas përfundimit të dietës do të shtoni shumë shpejt prapë peshë.
• Pa ushtrime apo lëvizje trupore as ushqimi i shëndoshë nuk ka aspak efekt pozitiv. Njeriu mundet të jetoj shëndosh vetëm atëherë kur masa muskulore ruhet, ndërsa yndyra shpenzohet, në rastin ideal, masa yndyrore zëvendësohet me masë muskulore. Për këtë nuk duhen ushtrime të rënda trupore. Mjafton që gjatë ditës të ecni më shumë, jo secilin hap ta kaloni të ulur në veturë.
• Dhe mos harroni se krahas të ushqyerit të shëndetshëm janë të rëndësishme edhe disponimi i mirë, të menduarit pozitiv, komunikimi me të tjerët. Çdo racion duhet të jetë si një argëtim me ushqim të shëndetshëm.