Më e fortë me moshën: Atje ku disa prej nesh bëhen viktima të rrethanave të jetës, të tjerët bëhen më të mençur. Kjo aftësi për të shkuar përtej ulje-ngritjeve kërkon besim, disiplinë shpirtërore dhe mirësi. Ja shtatë shenja që po bëheni e mençur
Aftësia për të falur
Edhe nëse i thua vetes të vërtetën për të këqiat që të janë bërë, dhe mbrohesh nga ata që do të të bënin keq, gjithsesi ti nuk mban hatër. Në vend të pakënaqësisë, ndien dhembshuri. Kjo nuk të bën të dobët. Në fakt, ti ke aftësinë të shfrytëzosh rezervuarët e brendshëm të forcës tënde kur e ke të nevojshme, për të luftuar për atë që beson. Po kështu, mendjekthjelltësinë, simpatinë dhe dhembshurinë që zbaton tek të tjerët, ti ia sjell edhe vetes tënde, duke e falur për mangësitë, dështimet dhe hapat e gabuar. Kjo është shenjë që po bëhesh një grua e mençur.
Të dish se cili realitet është i rëndësishëm
Ju keni mësuar të merrni kohë për të menduar mbi detyrimet, të dëgjoni instiktin dhe t’i kërkoni Zotit udhërrëfim. Nuk keni më nevojë t’u thoni po kërkesave për ndërveprime, që më shumë do ju marrin, se sa do ju japin. Duke kuptuar se koha është e rëndësishme, ju orientoni energjinë, në mendime dhe angazhimet tuaja të zemrës që kanë kuptim për ju. Ju bëni mirë dallimin kur analizoni të kaluarën, vlerësoni të tashmen dhe planifikoni për të ardhmen. Një tjetër shenjë kjo, që po bëheni një grua e mençur.
Të shohësh panoramën e gjerë
Ke fituar perspektivë nga shumë gjëra që të kanë ndodhur gjatë rrjedhës së jetës. Ti e kupton se edhe në qoftë se për momentin po ndodh diçka që do të kishit shpresuar ta shmangnit, sërish diçka e mirë mund të dalë prej saj. Kur vjen puna për të gjykuar veten, gjithnjë e më shumë kujtohesh të mos mbash mend gabimet, por në tërësi atë që je, gjë e cila përfshin po ashtu, të gjitha të mirat që ke bërë.
Shkëputja nga pritshmëritë
Ju po përjetoni nivele të reja të lirisë, pasi nuk i merrni më vendimet tuaja bazuar në kënaqjen e të tjerëve. Jeni rritur përtej nevojës për të pasur miratimin e të tjerëve dhe nuk jeni më të motivuar nga frika apo dëshira. Përkundrazi, ju jeni vetë autoriteti juaj dhe besoni se ajo që ju zgjidhni si rruga më e mirë në jetë për veten, është gjithashtu në fund të fundit mënyra më e mirë për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme.
Një jetë e brendshme e pasur
Nuk ndjeheni më e shtyrë për të përcaktuar suksesin sipas standardeve të jashtme, duke iu nënshtruar vendosjes dhe arritjes së objektivave. Në vend të kësaj, merrni kohë për të ëndërruar, për të menduar dhe për të shijuar këtë moment. Të liruara nga kërkesa e pamëshirshme për të peformuar, ju e çmoni dhe e kultivoni dhuratën e një jete të pasur të brendshme.