Shtatë simptomat e kancerit të mëlçisë

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 15:34 | Nga

Kanceri i mëlçisë është mjaft i rrezikshëm dhe i vret dhjetëra mijëra njerëz në vit.

Sipas të dhënave nga Mbretëria e Bashkuar, numri i të vdekurve nga kjo formë e kancerit është rritur për 142 për qind qysh nga vitet e 1990’ta, transmeton Telegrafi.

Kanceri primar i mëlçisë – i cili fillon nga mëlçia – është më i rrallë sesa kanceri sekondar i mëlçisë, i cili fillon diku tjetër në trup pastaj shpërndahet në mëlçi.

Sipas ekspertëve, shkaktari i saktë i kësaj sëmundje ende nuk dihet, por në shumicën e rasteve është i ndërlidhur me dëmtimet e ndryshme të mëlçisë, siç është ceroza.

Sidoqoftë, cilat janë shenjat e kancerit të mëlçisë?

Simptomat normalisht nuk shfaqen derisa kanceri të jetë në një fazë të avancuar, por kur shfaqen, simptomat janë këto:

– Humbje e paqëllimshme e peshës

– Humbje e apetitit

– Jeni ngopur pas ngrënies, pavarësisht se keni ngrënë pak

– Ndjeheni të sëmurë dhe vjellni

– Keni dhimbje apo ënjtje në bark

– Keni zverdhje të lëkurës apo në bebëz të syve

– Ndiheni shumë të lodhur dhe të dobët

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, simptomat tjera përfshijnë ethet, zmadhimin e venave në bark të cilat mund të shihen përmes lëkurës, dhe keni gjakderdhje anormale.

Të ngjashme