Shtatë të infektuar me Coronavirus në gjendje të rëndë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive në QKUK aktualisht janë të shtrirë 32 persona të prekur me COVID-19.

Shtatë prej tyre janë në gjendje më të rënduar, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabile,  ka thënë infektologu, Salih Ahmeti.

“32 i kemi të shtrirë aktualisht, gjendja shëndetësore e tyre është stabile. Shtatë prej tyre e kanë një gjendje më të rënduar, por megjithatë të menaxhuar dhe pa përkeqësime evidente të tyre”.

“Gjithë këta persona nuk kanë manifestime klinike të sëmundjes, përkundër faktit që kanë rezultuar pozitiv, këta janë në vetë izolim shtëpiak, iu janë dhënë rekomandime të qarta të cilat ata duhet t’i përfillin gjatë kësaj periudhe dyjavore. Unë besoj që ata janë duke i përfillur, ne në disa raste dhe Instituti Kombëtar është në kontakte të përhershme bashkë me qendrat regjionale, dhe unë besoj që ata pas dy jave do të jenë persona të shëruar”.

I njëjti ka thënë se tani për tani janë testuar edhe 10 mostra të reja të dyshimta me Covid-19, ndërsa rezultatet pritet të dalin më vonë.

Deri më tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, 86 persona, ndërsa ditë më parë është shënuar viktima e parë me COVID-19


Të ngjashme