Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 22:41 në rrugën “Enver Maloku” në Bregun e Diellit. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dy motoçikleta.
Të lënduarit, tri femra dhe katër meshkuj, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, një person është dërguar në mbajtje. Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin.