Shtatë persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë lënduar nga shembja i një ndërtese shtatë katëshe, e cila ishte në ndërtim e sipër në qytetin bregdetar Sihanoukville në Kamboxhi këtë të shtunë.
Sipas BBC, zyrtarët e atjeshëm kanë raportuar se deri tani janë të humbur një numër i madh i personave.
Kjo ndërtesë thuhet se ishte në pronësi të një kompanie kineze, për këtë shkatërrim janë arrestuar katër persona, duke përfshirë edhe pronarin e ndërtesës.
Po ashtu në pyetje është duke u marrë edhe pronari i tokës në të cilën ishte ndërtesa.