Në Malin e Zi, 496 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në 24 orët e fundit dhe shtatë persona vndërruan jetë, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.
Shumica e rasteve të reja janë në Podgoricë, Nikshiq, Budva dhe Bjello Pole.
Aktualisht ka 4.343 raste aktive në Malin e Zi. Që nga fillimi i pandemisë në këtë vend 19,210 persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, ndërsa 320 pacientë kanë vdekur.