Shtatë persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së shtunës. Janë regjistruar edhe 259 raste të reja nga testimi i 1531 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga Ferizaj (75 vjeç), Gjakova (52 vjeç), Peja (70 vjeç), Prishtina (82 vjeç), Rahoveci (67 vjeç), Suhareka (78 vjeç) dhe Vushtrria (71 vjeç).
Prishtina prin me rastet e reja, gjithsej 78. Pasohet nga komunat: Podujevë 31 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 12 raste, Gjilan 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Suharekë 12 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 9 raste, Pejë 8 raste, Viti 8 raste, Malishevë 7 raste, Vushtrri 6 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 3 raste, Klinë 3 raste, Prizren 3 raste, Shtime 3 raste, Skenderaj 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Drenas dhe Istog.
Të shtunën janë regjistruar edhe 613 të shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 45 mijë e 613 nga 53 mijë e 523 rastet e regjistruara deri tash. Janë 6535 raste aktive.
Si pasojë e COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 1375 persona.