Shtatë të vdekur nga tërmeti në Kroaci

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Të paktën shtatë persona dihet se kanë vdekur nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi Kroacinë të martën.

Ekipet e shpëtimit kaluan natën duke pastruar rrënojat e ndërtesave të dëmtuara në kërkim të të mbijetuarve.

Një vajzë 12 vjeçare mbeti e vdekur në Petrinja, tha kryeministri kroat derisa vizitoi qytetin.

Pesë njerëz vdiqën në qytetin afër Glina, tha zëvendësi i tij. Një viktimë e shtatë u gjet në rrënojat e një kishe në Zazina, raportojnë mediat shtetërore.

Kryebashkiaku i Petrinja tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe se njerëzit ishin nxjerrë nga rrënojat.

Shumë banorë kishin frikë që të ktheheshin në shtëpitë e tyre gjatë natës në rast se pasgoditjet do të shkaktonin dëme, raporton BBC.

Disa njerëz flinin në makinat e tyre ose qëndronin me të afërmit në zona të tjera. Rreth 200 njerëz u strehuan në një kazermë ushtarake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme