Më shumë se 300 persona vdiqën në kryengritjen e vitit 2011 në Tunizia, por nuk ka listë të emrave dhe askush nuk është në burg për sulmet e bëra.
Shtatë vite pas revolucionit të Tunizisë, të afërmit e qindra njerëzve që vdiqën dhe mijëra të tjerë që u plagosën në luftën për demokraci, thonë se ata janë ende duke pritur drejtësi dhe njohje.
Askush nuk është aktualisht në burg për sulme të kryera gjatë ditëve të protestave në fillim të vitit 2011. Kështu kanë deklaruar avokatët, ku mes tjerash tregojnë se shumë të dyshuar janë identifikuar, transmeton Gazeta Express.
As qeveria nuk ka publikuar një listë zyrtare të më shumë se 300 tunizianëve të vdekur ose të plagosurve
Edhe pse ishte një kryengritje e madhe, avokatët dhe familjet kritikojnë institucionet shtetërore që edhe pas 7 viteve nuk ka monumente kombëtare për sakrificën e atyre burrave dhe grave të reja.