Sot janë bërë shtatë vjet që kur Kuvendi i Kosovës e miratoi demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo u bë me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim.
Asokohe seanca ishte ndërprerë për disa herë me radhë pasi Vetëvendosja, tash në pushtet, gjuante gaz lotsjellës.
Procesi i miratimit të demarkacionit zgjati tri vjet dhe u parapri nga një debat i madh, protesta dhe reagime të shumta nga qytetarë, politikanë dhe ndërkombëtarë.
Kjo marrëveshje u shndërrua në një ndër kushtet kryesore të shtetit të Kosovës për liberalizimin e vizave dhe nuk u votua nga deputetët deri në momentin kur presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez Filip Vujanoviq nxorën një deklaratë të përbashkët, e cila parasheh rishikimin dhe përmirësimin e gabimeve eventuale.
Pavarësisht premtimeve nga kryeministri aktual, Albin Kurti, se demarkacioni do të rishikohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.