Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdi – Tuna pret që brenda këtij muaji të bëhet nënë për herë të parë.
Gjera është në pritjen e ëmbël, këngëtarja nuk u pa me edhe aq shpesh në fotografi, projekt të ri muzikor apo në ndonjë paraqitje televizive që pas festivalit “Kënga Magjike”.
Madje muajt e fundit ajo ka qenë më pak aktive se asnjëherë në rrjetet sociale.
Por, së fundmi Tuna ka arritur të befasojë për të mirë fansat e saj, teksa është shfaqur mjaft e freskët në një fotografi në Instagram Story.
E grimuar lehtë dhe veshur me të bardha, këngëtarja dukej më e bukur se asnjëherë.
Përkundrejt peshës, shtatzënia duket se e ka zbukuruar edhe më shumë këngëtaren.