Duket se kjo verë do të jetë vërtet e nxehtë, dhe kjo ndihet më shumë nëse gruaja është shtatzanë.
Ekspertët këshillojnë nënat e ardhshme të kujdesen për sasinë e ujit që pijnë, në mënyrë që të mund të hidratohen në mënyrën e duhur për veten dhe fëmijën.
Gjithashtu shëtitjet gjatë orëve të pasdites të cilat janë zakonisht më të freskëta janë të këshillueshme, por pa harruar të merrni me vete edhe sasi të konsiderueshme uji (për shembull një shishe 1.5 lt) pasi uji dhe kripërat minerale fillojnë të humbin.
Uji më i përshtatshëm
Uji më i mirë është ai me përmbajtje të ulët sodium, në mënyrë që të favorizohet urinimi dhe të hidratohet trupi. Gjithashtu një burim shumë i mirë hidratimi është konsumimi i frutave dhe perimeve të cilat e favorizojnë këtë proces. Përsa i përket bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit do t’ju këshillonim ato integrale. Këshillohet të pihet rreth 2 lt ujë në ditë dhe 5 porcione me fruta dhe perime, ushqime të pasura me proteina dhe fibra, sheqerna komplekse. Ju nuk duhet të prisni të ndieni etje për të pirë ujë, duhet të pini gjithmonë. Uji duhet të jetë i freskët por jo i ftohtë në mënyrë që të evitohen krizat e etheve. Një zakon i mirë do të ishte mbajtja e një shisheje me ujë gjithmonë pranë vetes.
Po pije të tjera?
Edhe çaji i konsumuar në temperaturë ambienti do të ishte një alternativë e mirë. Nëse do të bëheni nëna, në verë duhet të pini të paktën 2.5 lt ujë në ditë, në mënyrë që jo vetëm të hidratoheni por edhe të nxisni prodhimin e qumështit