Organizuar nga Asociacioni i Kosovës për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association), dhe përkrahur nga shume institucione të vendit, është mbajtur vrapimi “Shtegu i Shpresës”. Ai filloi dje në Prekaz, për të vazhduar në Gllogjan dhe përfunduar sot në Koshare.
Vrapimi i cili shënoi 20-vjetorin e fillimit të luftës dhe 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përfshiu zonat më të prekura nga lufta.
Qindra njerëzve që kanë marrë pjesë në vrapim iu është bashkuar dhe kryeministri Ramush Hradinaj.
“Nga Gllogjani në Koshare, iu bashkova maratonistëve në “Shtegun e Shpresës”, në kujtim të sakrificës sublime në rrugën tonë për liri. Shtigjet e të kaluarës mbajnë gjallë shpresën për Kosovën që duam!”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij e tij në Facebook.